Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka dhënë disa informacione të detajuara rreth vrasjes së gazetarit antiqeveritar saudit Jamal Kashoggi në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, shkruan albinfo.ch.
“Qeveria e Arabisë Saudite zyrtarisht pranoi për vrasjen e Jamal Khashoggit 17 ditë pas vrasjes së tij”, tha Erdogan, duke parashtruar disa pyetje drejt pushtetit të Arabisë Saudite, për të mësuar krejtësisht ngjarjen.
Për vrasjen e gazetarit janë akuzuar 18 persona, ku Erdogani kërkoi zyrtarisht ekstradimin e tyre në Stamboll, për t’u gjykuar në Gjykatën turke.
“Informacionet dhe faktet e deritanishme tregojnë se Jamal Khashoggi ishte viktimë e një vrasjeje mizore dhe të përgatitur prej kohësh”, theksoi ai.
Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll. Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një përleshjeje me ‘grushta’ brenda konsullatës.
Shkaku i kësaj vrasjeje, shumë shtete perëndimore mendojnë të bojkotojnë tregtinë me Arabinë Saudite.