Xherdan Shaqiri nuk ka pasur shumë minuta për Liverpoolin, megjithatë, në ato pak minuta ka treguar aftësitë e tij.
Shaqiri në shumicën e ndeshjeve ishte rezervist, por, ka fituar zemrën e trajnerit Jurgen Klopp dhe tifozëve të Liverpoolit, shkruan albinfo.ch.
Madje, në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfield, Shaqiri asistoi për Mohamed Salah, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Shaqiri ishte ndër më të mirët në skuadrën e kuqe të Jurgen Klop dhe u votua nga tifozët si lojtari më i mirë, së bashku me mbrojtësin gjigant, Virgil Van Dijk (Nota 8/10).
Paraqitjet e Shaqirit tashmë janë ‘një problem’ për Salah, i cili ka pasur rënie të formës, dhe futbollisti shqiptar mund të luajë edhe si titullar.
Dy lojtarët kanë qenë pjesë e Baselit. Ishte pikërisht Salah që zëvendësoi Shaqirin në skuadrën zvicerane.