Paraqitet një video në Internet që tregon se si kalojnë rekrutët e rinj në ushtrinë zvicerane. Pas këtij skandali përfshihen autoritetet që nisin hetimin, informon albinfo.ch
Bëhet fjalë për një video, ku shihet një ushtar i ri, i cili qëndron me shpinë mbrapa, ndërsa të tjerët e gjuajnë me gurë. Besohet se janë pjesëtarë të artilerisë antiajrore të stacionuara në fshatin Emen, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse ushtari i cili u sulmua nuk e raportoi incidentin në polici, videoja ishte publikuar në media. Babai i djalit dorëzoi videon në televizionet zvicerane, duke thënë se shumë rekrutë kalojnë këtë lloj ngacmimi të turpshëm në ushtrinë zvicerane.
Tre reclute ticinesi sono finite nel mirino dei superiori e dei commilitoni svizzero-tedeschi. Uno dei giovani è stato costretto fare da bersaglio umano per il lancio di sassi e noci. Il caso è emerso grazie a questo video. Avviata un'indagine.https://t.co/x93zFLKYQs pic.twitter.com/755WvHNwG7
— RSI Info (@RSIInfo_) October 16, 2018