“Sot është një ditë e shënuar. Dita e mësuesit shqiptar është ditë e ndritshme në historinë tonë. Mësuesit luajtën rol vendimtar në emancipimin, arsimimin, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar “, thuhet në urimin e Makollit.
“Ju, të nderuar mësues, nxënës dhe prindër që punoni e jetoni në diasporë, jeni pjesë e rëndësishme jo vetëm e ruajtjes së identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar të fëmijëve tanë në mërgatë, po, përgjithësisht, e zhvillimit arsimor e kulturor të shqiptarëve në përgjithësi, si faktor shumë i rëndësishëm i krijimit të urave të bashkëpunimit me kombet e tjera. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Diasporës, urime 7 Marsi- Dita e Mësuesit! “, thuhet në urimin e Ministrit Makolli