Zvicra po fiton ndaj Islandës me rezultat 2:1 në udhëtim.
Ndeshjen nga fillimi e kanë nisur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ku Xhaka ishte kapiten edhe në këtë ndeshje.
Në minutën e 52-të vjen goli i parë, ku Xhaka harkon për mrekulli për Haris Seferoviq, i cili shënon me kokë për 0:1, shkruan albinfo.ch.
Golin e dytë për zviceranët e realizoi Lang 15 minuta më vonë, ku pjesëmarrës i aksionit ishte edhe Shaqiri. Në minutën e 81-të islandezët ngushtuan epërsinë në 2:1.
https://www.dailymotion.com/video/x6vidjv