Violinisti i njohur shqiptar me qëndrim në Gjermani, Alban Pengili mban më 17 mars një koncert solistik me violinë, të titulluar “Niccolo Paganini-24 Capricci për violinë solo”.
Me këtë rast ai do të promovojë edhe cd-në “100 vjet Shqipëri” dhe njëkohësisht do të prezantojë edhe një violinist të ri, virtuoz e të panjohur, si befasi të mbrëmjes.
Pengimi, cd-në e tij të përmendur do ta nxjerrë po ashtu në shitje nga 15 marsi dhe ai mund të blihet veç tjerash edhe përmes internetit, në portalin e madh për shitje të librave “Amazon”.
Mbrëmja do të mbahet në Sallën e teatrit të Qendrës Kulturore, Botrop, duke filluar nga ora 17.
Hyrja kushton 10 euro ndërsa për nxënësit dhe studentët, 8 euro.