Përkundër humbjes, Zvicra zhvilloi një ndeshje të mirë kundër numrit një të ranglistës së FIFA Belgjikës. Sipas “Blick”, notat e lojtarëve helvetë janë si vijojnë: Yann Sommer nota 4, Michael Lang 3, Nico Elvedi 4, Fabian Schaer 4, Remo Freuler 3, Ricardo Rodriguez 3, Denis Zakaria 3, Steven Zuber 4, Haris Seferovic 3; kurse vlerësimin më të madh e kanë marrë dy lojtarët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka – të dy nota 5.
Xhaka pasoi për Seferovicin në minutën e 9 që u shpërdorua nga ky i fundit, kurse Shaqiri krijoi një top shansë në minutën 28, përcjell albinfo.ch.
Lojtarët tjerë luajtën pak minuta për të marrë vlerësim. Nota më e lartë sipas “Blick” është 6, kurse më e ulta 1.