Kosova ka mundur Maltën me rezultat 3:1 në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Kosova dominoi totalisht në këtë ndeshje dhe me meritë arriti të shënojë fitore.
Golin e parë e shënoi Benjamin Kololli në minutën e 30-të, pas asistimit të Valon Berishës. Vendësit kishin edhe disa raste të mira shënimi, ku Edon Zhegrova ishte i pafat, pasi në këtë ndeshje dy herë goditi shtyllën.
Sidoqoftë, Malta barazoi në pjesën e dytë pas harkimit nga këndi, duke barazuar shifrat në 1:1.
Vedat Muriqi në minutën e 68-të kaloi Kosovën në epërsi, pasi kishte humbur disa raste të mira shënimi, kurse golin e tretë e realizoi sërish Benjamin Kololli, futbollisti i Zuricht.
Kosova është lidere e grupit me shtatë pikë të grumbulluara nga tre ndeshje.
https://www.dailymotion.com/video/x6v9zvo