Kosova ka zhbllokuar rezultatin kundër Maltës. Anësori Benjamin Kololli ka qenë autori i golit të 1:0. Ai realizoi në minutën e 30-të, shkruan albinfo.ch.
Kosova po luan ndeshjen e vlefshme për Ligën D, në grupin 3. Skuadra e Challandes është kryesuese e grupit dhe një fitore e mundshme në mbrëmjen e sotme shton besimin.
Goli i shënuar nga lojtari i Zurich-ut ishte një aksion model i vendasve. Në fund, 26-vjeçari zhbllokoi rezultatin me qetësi.
Në pjesën e parë Kosova dominoi totalisht, derisa tashmë pritet fillimi i pjesës së dytë.
https://www.dailymotion.com/video/x6v9zvo