Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë. LDK-ja vlerëson se këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit.
“Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, ka thënë LDK-ja në një njoftim për media.
Kjo parti njoftoi se janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë parlamentare “për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve”.