Një gjykatë në Berlin vendosi sot për ndalimin e automjeteve të vjetra dizelë në disa rrugë të kryeqytetit gjerman, emetimet e të cilave janë mbi normën e lejueshme, përcjell albinfo.ch.
Ndalimi zbatohet për automjetet dizelë me «Euro 5» ose më të vjetra. Standardi i ri më i rreptë është «Euro 6».
Procedura gjyqësore është iniciuar nga Shoqata për Mbrojtjen e Mjedisit BDI, e cila kërkon ndalimin e automjeteve dizelë me «Euro 4» deri në fund të vitit 2018, domethënë për «Euro 5» deri në shtator 2019.