Khairi Perry është 17 vjeç që jeton në kushte të rënda, por diçka i ndryshoi jetën.
Që kur ishte 5-vjeç jetonte me nënën e tij, vëllezërit e motrat në motele të vjetra e të përmbytura. Beyonce dhe burri i saj Jay Z, kishin dëgjuar për ta.
Çifti madje e kishin ftuar në një takim. Kësisoj, 17-vjeçarit i ofruan 100 mijë dollarë, një bursë në një ndër kolegjet më të mira në Amerikë.
Perry kishte deklaruar se ky çmim do t’i ndryshonte jetën, derisa kohët e fundit ishte vullnetar në një organizatë për t’i ndihmuar të varfrit, ndonëse edhe vetë ishte me kushte shumë të rënda.
Tani ai shpreson që në Universitetin e Oregonit të ndjekë fushën e inxhinierisë kimike ose shkenca kompjuterike.