Skandali me mish kali nuk e ka ndërmend të përfundojë. Kështu, edhe prodhuesi i madh suedez i mobileve “Ikea”, në restorantet e veta duket se ka futur “mish kali” në specialitetin e qofteve, të njohur me emrin “Kotbullar”.
Në një filialë të Ikea-s në Çeki veterinarët kanë zbuluar se në vend të mishit të gjedhit dhe të derrit në qoftet e përmendura ka edhe mish kali. Me këtë pretekst, çekët kanë kthyer mbrapsht për në Suedi 760 kilogramë të specialitetit të përmendur.
Në Çeki është gjetur përbërje e mishit të kalit po ashtu edhe në importet e burgerëve nga “mishi i gjedhit” nga Polonia