Ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Niebel ka rekomanduar që ushqimet e tërhequra me mish kali nga tregu t’u shpërndahen të varfërve. “Nuk mund thjesht të hedhim në plehra një ushqim gjithsesi të mirë”, deklaroi Niebel.
Deklarata e ministrit të partisë së Merkel u kundërshtua ashpër nga opozita, por një prift tha nga ana e tij se një ide e tillë duhet të merret në konsideratë.
Ndërkohë, skandali i përdorimit të mishit të kalit, në ushqime të reklamuara si mish viçi apo lope është zgjeruar edhe me një kompani italiane.
Testet e ADN-së treguan shenja të prezencës së mishit të kalit në gjashtë tonë produkte dhe 2 400 pako lazanje bolonjeze të kompanisë italiane “Primia”, e ndodhur pranë Bolonjës.
Autoritetet italiane kanë nisur hetim për prejardhjen e mishit dhe origjinën e këtij abuzimi. Më parë, një kompani rumune dhe franceze janë zbuluar se shpërndanin mishin e kalit në disa kompani të ndryshme ushqimore.