Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka ftuar të gjitha Bizneset Shqiptare në Diasporë në “Javën me bizneset e diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pritja e pjesëmarrësve do të bëhet më 17.10.2018 në orën 19:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë. Hapja zyrtare do të bëhet më 18.10.2018 në orën 10:00 në hotelin “Emerald”, Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër ka ftuar të gjitha Bizneset Shqiptare të Diasporës te jen pjesë e kësaj ngjarje, organizuar nga MDIS së Republikës së Kosovës dhe KDWE- OEGJK.
Ju lutem që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni në nr e shënuar më poshtë.
Për informata shtesë do të njoftohen në këta numra.
Kosovë +3833820017001
