Një profesor nga rajoni i Llapit në Kosovë ka befasuar shumëkënd me gjestin që ka bërë.
Profesori nga fshati Shajkovc i Podujevës ka vendosur disa qese me molla në rrethojën e oborrit të tij për t’ua dhuruar kalimtarëve.
Kjo është një ide që zakonisht e praktikojnë qytetarët norvegjezë, të cilët frutat e tepërta i vënë në dispozicion për të gjithë ata që nuk i kanë.
Kjo i ka pëlqyer edhe këtij banori që vendosi ta praktikojë edhe në Kosovë, njofton televizioni KlanKosova.