Njerëzit më produktivë janë ata të moshës mes 35 dhe 44 vjeç. Kështu thotë një studim i publikuar këtë javë nga Instituti ekonomik austriak “Wifo”.
Pas këtij grupi, sipas produktivitetit janë punëtorët e moshës mes 45 dhe 54 vjeç.
Të mësuarit gjatë gjithë jetës është një kusht i domosdoshëm për shkallën më të lartë të produktivitetit dhe në moshë të vjetër, thotë një përfaqësues i Institutit.
“Wifu” kishte realizuar këtë studim në lidhje me debatin aktual për rritjen e moshës për të shkuar në pension vetëm nëse punëtorët e moshuar mbeten produktivë.
Studimi gjeti se produktiviteti është në rritje në moshën 35 vjeç, ndërsa bie pas moshës 54 vjeç megjithëse shpejtësia e rënies së nivelit të produktivitetit ndikon edhe nga aspekti shëndetësor dhe arsimor.