Në Itali, përkatësisht në qytetin të Modenës do të hapet një shkollë shqipe, shkruan albinfo.ch.
Njoftimi është dhënë nga Shoqata “Madre Teresa”. Hapja do të bëhet më 7 tetor.
“Tashmë siç e dini, Shoqata Madre Teresa është gati për hapin e saj më domethënës e ju njofton se puna është në përfundim me sukses. Në bashkëpunim me mësuesit është vendosur që hapja dhe inaugurimi i shkollës të jetë me datë 07/10, nga ora 10:00 deri në 12:00, pranë selisë së Shoqatë në Via Ganaceto 45.
Ftojmë të gjithë prindërit dhe fëmijët.
Gjithashtu është i mirëpritur çdo mbështetës i kësaj iniciative.
