Adhuruesit e veturave duhet të bëhen gati pasi vetura e ëndrrave po vjen. Vetura që pritet të arrijë shpejtësi deri në 500 kilometra në orë.
Këtë ‘dhuratë’ pritet ta ofrojë prodhuesi amerikan i veturave Hennessey, me modelin e tij të ardhshëm Venom F5, përcjell albinfo.ch.
Modeli i ri ende nuk është prezantuar, megjithatë, pritet të jetë ‘madhështor’.
Modeli i ri ka disa veti. Është një motor 7.6-litërsh binjak turbo V8 i projektuar për të ofruar mbi 1.622 kuaj fuqi, e cila duhet të jetë e mjaftueshme për të përshpejtuar Venom F5 0-300 km/h në më pak se 10 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale 482 km/h.
Ka qenë drejtori i kësaj kompanie, John Hennessy, i cili është shprehur optimist se Venom F5 do të arrijë shpejtësinë maksimale 500 km/h.
Testimi pritet të bëhet në autostradën e Nevadës ose Teksasit, derisa nëse është i suksesshëm, atëherë do të dalë në shitje vitin e ardhshëm.