Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ka mbajtur një takim me presidentin zviceran Alain Berset në vazhdën e qëndrimit të tyre në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkruan albinfo.ch.
Thaçi ka përshëndetur presidentin zviceran për mbështetjen që shteti i tij u ka dhënë banorëve të Kosovës në periudhën gjatë luftës dhe pavarësisë si dhe në periudhën e ndërtimit të shtetit. “Diaspora e madhe në Zvicër është ura lidhëse dhe garancion permanent për bashkëpunimin tonë,” tha Thaçi.
Ai gjithashtu ka marrë mbështetjen zvicerane për anëtarësimin e Kosovës në organizatat e rëndësishme kombëtare.