Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paditur kreun e PD-së, Lulzim Basha, për siç thotë kallëzimin e rremë të këtij të fundit se Balla dhe Rrahman Rrahja e kishin kërcënuar me armë në ambientet e policisë.
Balla kërkon hetimin e Lulzim Bashës për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë për një krim të pakryer si dhe për fyerje.
Padia e deputetit socialist shkon edhe për ish-oficerin Emiljano Nuhu për të njëjtat akuza, ndërsa për kallëzim të rremë Balla akuzon edhe gazetarin Basir Çollaku.