Këshilltarja federale, Doris Leuthard (CVP), ka dhënë dorëheqje pas një kohe të gjatë në skenën politike zvicerane. Dorëheqja e saj vjen vetëm pak ditë pas dorëheqjes së Schneider-Ammann (FDP) dhe kjo ka sjell ankth në politikën zvicerane, shkruan albinfo.ch. Tashmë Këshilli Fedral ka dy vende vakante, ndërsa numri i përgjithshëm është shtatë.
Leuthard ka bërë bilancin e 12 vjet udhëheqje dhe ka bërë me dije se dorëheqja e saj nuk ka lidhje me atë të Schneider-Ammann.
“Ndryshimet janë gjithmonë të lidhura me emocionet,” tha ajo me lot në sy. Zvicra është në momente të mira, bëri bilancin ajo. Zvicra është e ndikuar nga zhvillimet ndërkombëtare. Kjo nuk duhet të harrohet.
Leuthard ka dhënë dorëheqje edhe nga partia e saj CVP dhe në të ardhmen do shikojë të merret me profesionin e saj si juriste.