Ish-ushtarë të UÇK-së të Zonës së Dukagjinit kanë protestuar tek objekti i Pallatit të Drejtësisë për të kundërshtuar përfshirjen e tyre në listën e veteranëve të rremë.
Avdyl Mushkolaj nga kjo organizatë ka kërkuar që kjo aktakuzë të hedhet poshtë, duke thënë se nëse kjo nuk bëhet, do të organizojnë edhe protesta jopaqësore.
Gjithashtu, veteranët kanë kërkuar edhe miratim të Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, e po ashtu kanë kërkuar të ndryshohet Ligji për Veteranët.
Ata kanë dhënë afat deri më 8 tetor për kërkim falje publike nga Prokuroria, për, siç thanë, denigrimin e veteranëve. Protesta e OVL-së së UÇK-së të Dukagjinit nuk është përkrahur nga Organizata e Veteranëve në qendër, shkruan Albinfo.ch.