Një vajzë e vogël zvicerane (160muajshe) është rrëzuar për vdekje nga shkallët në qytetin maltes Bahar ic-Caghaq, shkruan blick.ch.
Ngjarja e rëndë familjare ka ndodhur mbasditen e së martës, rreth orës 15.30 në ishullin jugor të Europës. Forcat e shpëtimit vetëm mund të konfirmonin vdekjen e vajzës së re me emrin Luana.
Sipas fqinjëve, e gjithë lagjja dhe prindërit janë “në shok”. “Është e tmerrshme të humbësh një fëmijë. Prindërit janë të shtrirë përtokë”, thotë një banor, përcjell albinfo.ch. “Ishte një foshnjë e mrekullueshme, e cila gjithmonë qeshte”, thotë një banor tjetër.
Policia konfirmoi se foshnja ra katër kate poshtë, duke mos mundur t’u mbijetonte plagëve. Prindërit janë shtetas zviceranë me vendqëndrim në Maltë.