Sipas “Wall Street Journal” gjiganti i teknologjisë amerikane është duke punuar për krijimin e një ore dore, e cila do t’i merr disa funksione të “smartphone-s” dhe do të punon me sistemin operativ iOS.
Sipas blogjeve të ndryshme të teknologjisë, ora ka një madhësi të ekranit 1.5 inch. Duke përdorur Bluetooth, iWatch mund lidhet edhe me iPhone ose iPad. Prandaj lehtë mund të konsultohen e-mailat dhe të realizohen thirrjet telefonike.
Sipas “New York Times” këto pajisje të Apple-s kanë një sipërfaqe të bërë prej qelqi të lakuar. Për prodhimin e iWatch do të vjen në konsiderim vetëm kompania e kontestuar elektronike “Foxconn”.
Megjithatë, Apple është e njohur për të testuar prototipa të ndryshëm elektronik që kurrë nuk mbërrijnë në treg. Thashethemet për një televizion “Apple” deri më tani kanë rezultuar të pabaza.
Sa i përket “ iWatch”, Apple duhet të ngutet. Pajisjet e para të këtilla tashmë kanë dalë në treg. Në fund të janarit keni mundur të porositni orët «Pebble». Ndërsa “Sony” tashmë ka prezantuar vitin e kaluar orën «Smartwatch».