Skip to content

Tokio, qyteti më i shtrenjtë në botë

Cyrihu i Zvicrës bashkë me Tokion ishin në krye të listës vitin e kaluar, si qytete më të shtrenjta në botë

Më e shtrenjtë se në kryeqytetin japonez Tokio nuk ka askund, thotë një studimi i gazetës britanike “The Economist”.  Cyrihu i Zvicrës bashkë me Tokion ishin në krye të listës vitin e kaluar, si qytete më  të shtrenjta në botë. Me stabilizimin e valutës zvicerane, qyteti më i madh në Zvicër për të huajt ishte bërë përsëri i përballueshme sa i përket çmimeve. Cyrihu ka rënë në vendin e 7.

Në mesin e 131 qyteteve ku është zhvilluar studimi, Cyrihu dhe Gjeneva kanë rrëshqitur në renditje duke figuruar në vendin e 10, për shkak të kursit të njëjtë të frangut  në shumicën e vendeve.

Që nga viti 1992 britanikët hulumtojnë  qytetet më të shtrenjta në botë dhe që atëherë Tokio ishte gjithmonë në krye të listës.  Në renditje për këtë vijnë : Osaka (2), Sydney (3), Oslo (4), Melbourne (4) dhe Singapori (6).