Pas 13 ditë pushimi të dhunshëm për shkak të një lëndimi, Xherdan Shaqiri u eshtë bashkuar sërish kolegëve të FC Bajernit në stërvitje.
Të dielën ai ka filluar të punojë sërish me ritëm të plotë. Rreth 90 minuta ka zgjatur njësia e ushtrimeve që ai ka realizuar dje bashkë me ekipin, pasi që është shteruar nga lëndimi në nyjën e këmbës së djathtë.
“Sërish jam mirë. Nuk kam më probleme”, ka thënë shkurt për mediet ylli i ri shqiptarozviceran. Ai shpreson se këtë të premte do të angazhohet në ekipin që do të luajë kundër VfL Wolfburg.