Aeroporti “Cointrin” i Gjenevës ka qenë gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm i bllokuar për shkak të borës së madhe që ka reshur dhe motit të ligë.
Fluturimet e para qenë paralajmüeruar të fillojnë vetëm pas orës 9.15 të mëngjesit ndërsa aterrimet pas orës 11. Kjo për shkakun se në pistat e aeroportit ka pasur borë me trashësi prej rreth 15 centimetrash.
Pasi që në orën 7 të mëngjesit qarkullimi i aeroplanëve, me një orë vonesë, u lejua, vetëm gjysme ore më vonë u urdhërua sërish ndalimi. Për shkak të reshjes së madhe të borës, pista ishte mbuluar sërish me borë dhe pistat u desh të mbylleshin sërish.
Në periudhën e shkurtë prej rreth gjysme ore, disa aeroplanë megjithatë fluturuan dhe disa të tjerë aterruan.