Tre pronarë të qendrave të masazheve janë arrestuar nga policia në Tiranë të dyshuar për veprat penale
“Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Policia thotë se një person tjetër është shpallur në kërkim i dyshuar për të njëjtat vepra.
Policia thotë se ky aksion është ndërmarrë pas një pune hetimore shtatëmujore, përcjell albinfo.ch.
“Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra për ushtrim prostitucioni”, thuhet në njoftimin e policisë.