Sistemi i ri me “sumatriptan” përdoret për trajtimin e sulmeve akute nga migrena te të rriturit. “Flasterët” vendosen në pjesën e sipërme të krahut, të lidhur me një mikroprocesor, i cili punon me bateri për të lëshuar medikamentin nëpërmjet lëkurës në sistemin e trupit . Në këtë mënyrë shmanget tretja me ushqimin dhe shmangen problemet e pirjes së barnave te njerëz të cilët vuajnë nga përzierja në stomak nga migrena. Doza e plotë e ilaçit do të transmetohet nëpërmjet lëkurës brenda katër orëve.
“Sumatriptan” është një medikament që rekomandohet për trajtimin e migrenës.
Sipas prodhuesit, flasterët janë efikas në trajtimin e dhimbjes së kokës nga migrena, dhe për trajtimin e pasojave që sjell migrena.
Në fazën e fundit të testimit klinik medikamenti është përdorur në 800 pacientë me më shumë se 10 mijë flasterë dhe ka treguar se në këtë mënyrë aplikimi është i sigurt dhe efikas në trajtimin e dhimbjeve të tilla të kokës.
Hulumtimet kanë treguar se gjatë një periudhe prej dy orësh nga fillimi i aplikimit të medikamenteve, 18 për qind e pacientëve nuk kanë pasur më dhimbje koke.
Akademia Amerikane e Neurologjisë nuk rekomandon marrjen e ilaçeve nëpërmjet gojës për njerëzit që vuajnë nga migrena.