Një shqiptar në SHBA është dhunuar barbarisht në Lydig Avenue në Allerton mëngjesin e së premtes.
Policia bën me dije se 25-vjeçari ishte duke ecur kur u përballë me një grua. Familja e tij thotë se gruaja pështyu në drejtim të këpucës së të riut dhe kur ai u kthye për të parë, ai u sulmua, raporton ‘vision plus’.
Përmes kamerave të sigurisë është kapur dhe incidenti, ku tregohet një grup njerëzish që godasin viktimën më mënyrë të përsëritur, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë familja e viktimës thotë se burri ishte në rrugë për të marrë fotot e pasaportës dhe përfundoi në sallën e urgjencës të spitalit.
Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të thyerjes së një nofulle.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me të dyshuarin për këtë ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=RHwCcE8ibN0