Udhëtimi drejt hapësirave të Sanxhakut të Pazarit të Ri nuk është asnjëherë i lehtë. E pozicionuar në jug të Serbisë, kjo zonë është përmendur gjithmonë, shumë pak.
Në Shqipëri thuhet se nuk njihet, edhe pse mbiemrat e shqiptarëve të këtushëm lidhen më së shumti me zonën e Shkodrës, e Malësisë së saj.
Dikush mund ta ngatërrojë më Luginën e Preshevës, por në fakt Sanxhaku i Pazarit të Ri është një tjetër hapësirë historike, ku shqiptarët kanë gjalluar, që në krye të herës, përcjell albinfo.ch.
Në zonën e Sanxhakut, ku ngrihen disa qytete, jetojnë më se 300 mijë banorë, nga të cilët pa dyshim shumica dërrmuese janë shqiptarë. Edhe pse të padeklaruar!
Një hulumtim i fortë, ndalimi nga policia serbe… Përse mbulohet ekzistenca e mijëra e mijëra shqiptarëve të Sanxhakut në Serbi?
Si janë zhdukur varret e tyre?
Gjurmët, të vërtetat, asimilimi… Sfida ndaj shtetit serb me simbolin e shqiponjës.
Ndiqni videon e plotë të dokumentarit të Marin Memes.
https://www.youtube.com/watch?v=4lLAzCeYVqc