Gripi po përhapet me shpejtësi në tërë Zvicrën. Numri i vizitave te mjeku në 100 mijë banorë është rritur në krahasim me javën e kaluar nga 285 në 407 persona të prekur nga gripi.
Në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) thonë se numri i vizitave te mjeku është më i lartë se në dy sezonet e fundit. Në vitet e kaluara nuk ishte kaq i madh numri i të prekurve me virusin e gripit.
Të gjitha regjionet janë prekur në mënyrë të barabartë në Zvicër. Më të prekurit nga virusi i gripit janë fëmijët në mes moshës 5 dhe 14 vjeç. Raportohet për 674 vizita te mjeku veçanërisht në këtë grup moshë. Te të moshuarit mbi-65 vjeç janë regjistruar 119 vizita te mjeku në çdo 100 mijë banorë.