Njëri nga politikanët më kontrovers të dekadës së fundit, Fuard Ramiqi dhe lëvizja e tij pro-islamike “Bashkohu”, duket se kanë vendosur të transformohen në parti politike. Madje kjo lëvizje e cila u bë e njohur në opinion për protestat për shami dhe xhami, synon të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës.
Lëvizja e Ramiqit i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë si parti politike me emrin “Lëvizja Islame Bashkohu” (LISBA). Fuad Ramiqi do të jetë kryetar i kësaj partie politike, e cila do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhme në Kosovë, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Arsim Krasniqi.
Mirëpo as ky i fundit e as Ramiqi nuk kanë dashur të flasin për mediat e Prishtinës për këtë transformim nga Lëvizja në parti politike.Fund Ramiqi dhe Lëvizja “Bashkohu” u bë e njohur për organizimin e protestave masive gjatë verës së 2011, duke kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe duke kërkuar futjen e edukatës fetare në shkollat publike dhe zyrtarizimin e mbulesave nëpër institucione.
Fuad Ramiqi ka qenë ish-eprorë në Ushtrinë-Jugosllave, ndërsa më është dalluar si oficer i lartë në luftës e Bosnjës në Korpusit të V-të të Armatës Boshnjake. Pas luftës në Bosnje, ai ka ardhur edhe në Kosovë si luftëtar i UÇK-së. Dy vjet më parë ai u zu nga forcat izraelite në një anije turke, duke dërguar mallra dhe ushqime për popullin palestinez të Gazas.
Ramiqi pas luftës ka qenë i angazhuar edhe në politike, njëherë në Partinë e Dritësisë e më pas edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës.