Duket sikur vera nuk do të përfundojë kurrë. Tani mund të thyhet edhe një rekord. Edhe pse është afër vjeshta, temperaturat janë të larta.
Ka kaluar edhe mesi i shtatorit, megjithatë, xhaketat e shiut ende nuk mund të përdoren. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe të premten, shkruan ‘Blick’.
Temperaturat do të jenë nga 26 deri më 29 gradë Celsius, kurse në disa vende si në Valais dhe në rajonin e Baselit, sipas Meteonews, temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë, që përkon edhe me datën 19 shtator 1947, si dita më e nxehtë në këtë rajon, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, temperaturat do të zbresin gjatë fundjavës deri në 18-19 gradë Celsius.
Por, në fillim të javës, temperaturat përsëri do të ngriten.