Ngjashmëria mes personazheve publike, por edhe atyre jopublike po vihet re çdo ditë e më shumë dhe kjo si pasojë e rrjeteve sociale.
Së fundmi, ajo që po tërheq vëmendje është ngjashmëria e modeles dhe blogeres Brittany Xavier me këngëtaren e famshme, Dua Lipa.
Brittany duket se e ka inspirim të madh Duan, pasi që edhe në fotografitë e publikuara nga ajo, vëmendje të madhe merr edhe stili e veshja që është pothuajse identike me atë të këngëtares. E këtë e dëshmojnë edhe këto foto.