Mediat e Shkupit thonë se bëhte fjalë për aksionin e dëbimit të azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia dhe Rumania, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit.
Shumica prej këtyre azilkërkuesve kishin aplikuar për azil politik, mirëpo ata menjëherë kishin marrë përgjigje negative dhe po qëndronin deri tani ilegalisht në Francë.
Një pjesë e shtetasve të Maqedonisë që vullnetarisht kishin pranuar kthimin në vendlindje ishin shpërblyer me nga 300 euro nga autoritetet franceze të azilit.
Ministria e Punëve të Brendhshme e Maqedonisë bëri të ditur se në Aeroportin e Shkupit ka mbërritur sot një grup prej 22 azilkërkuesish të kthyer nga Franca