Joaquin Phoenix është aktori i fundit, i cili mbathi këpucët e armikut të Batmanit, The Joker. Dhe, pamjet e para nga roli i tij i ri, respektivisht të palaços vrastar, tashmë janë zbuluar.
Joaquin është në një prej roleve kryesore të filmit ende pa emër, i cili ekziston që nga vitet e 80-a, derisa është komedian i dështuar, i cili shndërrohet në kriminelin më të madh në Gotham City.
Por, në vend të grimit të tepruar që është parë tek roli i Jokerit deri tash, roli i Phoenixit deri tash duket më i butë. Regjisori Todd Phillips ka postuar në Instagram fotografinë e aktorit me përshkrimin Arthur, e që besohet se do të jetë emri i vërtetë në film i këtij Jokeri, përcjell albinfo.ch.
Përndryshe, Phoenix është vetëm aktori i radhës në këtë rol, derisa para tij aktruan Jared Letto, Jack Nicholson, Mark Hamill dhe roli që më së shumti mbahet mend për performancë të jashtëzakonshme i takon aktorit të ndjerë, Heath Ledger.