Policia italiane e qytetit të Lecces në operacionin e koduar “Miqtë e mi” ka arrestuar 11 personave, 6 prej të cilëve shqiptarë. Gjatë hetimeve të këtij operacioni janë vërtetuar me mijëra shit-blerje doza lëndësh narkotike, kryesisht kokainë. Shqiptaret e arrestuar në këtë aksion janë: Sajmir Sejdini-1991,
Klodjan Shehaj-1982 Daniel Gjoci-1998, Roxhers Nebiu -1991, Enri Shehaj 1993 dhe Rrapush Tafa- 1992. Ky grup akuzohet për shitje me pakicë të kokainës në territorin e Gallipoli, Taviano, Alezio dhe provincën e Lecces.
Sipas policisë ky grup kriminal çdo dozë kokainë me peshë 0.5 gramë e shiste me vlerë 60 euro duke nxjerr një përfitim prej qindra mijëra euro.