Jashari ka thënë se leja ndaj Vuçiq është dhënë pa vullnet të qytetarëve, shkruan Albinfo.ch.
Sipas tij ky është një gabim i rëndë.
“Unë si kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam pasur asnjë njoftim nga institucionet tona për vizitën e Vuçiqit në fshatin Banjë, që është pjesë e komunës së Skenderajt. Injorimi i Komunës së Skenderajt, nga ata që i japën leje, është injorim dhe mohim i gjakut të derdhur për Liri”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.
Jashari këto deklartata i bëri në rrjetin social, “Facebook”, ku ka uruar edhe djalin e tij për ditëlindjen, djali i cili mban emrin e babit të Bekim Jasharit, Hamëz Jasharit.
Ai gjithashtu ka postuar fotografi ku shihet djali i tij tek proteston kundër vizitës së Vuçiq në Banjë të Skënderajt.