Themeluesi dhe drejtori i Amazon, Jeff Bezos, njoftoi se do të ndajë 2 miliardë dollarë për të ngritur një fond që do të ndihmojë për të hapur shkolla në lagjet e varfra dhe për të ndihmuar familjet pa shtëpi.
Ky fond do të quhet “Bezos Day One Fund”, tha Bezos, pjesa e të cilit në Amazon është me vlerë rreth 160 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Bezos në Twitter tha se kjo pjesë e fondit do të mbështesë financiarisht organizatat dhe grupet që do të ofrojnë strehim dhe ushqim për familjet e reja pa shtëpitë.
Pjesa e dytë do të synojë hapjen e parashkollorëve falas.
Tani për tani, nuk dihet se si do të duken këto objekte parashkollore, përveç se do të bazohen në filozofinë mësimore «Maria Montessori», njoftoi AP.