35 vjeçari, Antonio Bregu, është arrestuar nga policia e Fierit pasi po voziste veturën në gjendje të dehur.
Policia në një pikë kontrolli ka ndaluar të dyshuarin dhe pas kontrollit në veturën e po të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar 70 mijë euro.
35 vjeçari është nga Fieri, shkruajnë mediat shqiptare përcjell Albinfo.ch.
Sipas policisë, shumë e parave të gjrtura në veturën e 35 vjeçarit dyshohet se është bërë me veprimtari kriminale.
Gjithashtu Antonio Bregu sipas mediave shqitare ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.
Para dy viteve ka dalë nga burgu në Zvicër.