Skip to content

E zë gjumi para semaforit

Ndërsa dritat në semafor ndërroheshin, shoferi mbeti aty me veturën e ndezur, derisa pas një kohe erdhi policia, për t`ia nxjerrë gjumin

 

Nganjëherë drita e kuqe në semafor qëndron tepër gjatë. Apo kështu i është dukur një tipit të alkoolizuar në St. Gallen, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm mendoi se mund të bënte “një sy gjumë” derisa të ndizej e gjelbërta.

 

Por, ndërsa dritat në semafor ndërroheshin, shoferi mbeti aty me veturën e ndezur, derisa pas një kohe erdhi policia, për t`ia nxjerrë gjumin. Veç gjumit, policët “ia nxorën” nga xhepi edhe patentën, shoferit gjumash, pasi konstatuan se në gjakun e tij kishte 2 promilë salkool. 

 

Policia e St. Gallenit ka deklaruar se shoferi në fjalë do të përgjigjet para organeve hetuese për ngarjen e makinës në gjendje të dehur dhe për pengimin e komunikacionit duke fjetur mbi timon.