Një grup bashkatdhetarësh që jetojnë në Mynih të Gjermanisë kanë nisur të organizojnë një protestë për të dielën me 17 shtator për të kundërshtuar idenë e presidenti Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve.
Qytetarët shprehën kundër kësaj ideje duke thënë se nuk duhet të lejohet cenimi i territoreve.
Protesta do të mbahet para ndërtesës së Konsultës së Përgjithshme të Kosovës në Mynih.
Kjo protestë është në vazhdën e protestave që kanë nisur të organizohen në disa vende të ndryshme ku u kërkua që çështja e territoreve të mos shtrohet në tryezën e diskutimeve në fazën finale të Dialogut.