Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se papunësia në Shqipëri në tre mujorin e dytë të vitit 2018, është ulur në 12.4%, duke e vendosur një rekord të ri për këtë vend. Të dhënat e INSTAT tregojnë se niveli i papunësisë në Shqipëri është ulur për të dytin tremujor radhazi Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.5 pikë përqindjeje.
Trendi pozitiv i rënies së shifrave të papunësisë i adresohet edhe rritjes ekonomike të vendit, e cila po rrit kapacitetet për shfrytëzimin e potenciale në sektorët e kryesorë të ekonomisë së vendit.