Kriza ka bërë të vështirë jetën e zviceranëve që jetojnë sidomos në Evropën Jugore. Gjithnjë e më shumë prej tyre vijnë përsëri në Zvicër dhe marrin ndihma sociale.
“Vitin e kaluar janë kthyer 80 zviceranë nga Spanja për shkak të vështirësive ekonomike”, thotë për DRS, Sandro Monti nga Zyra Federale e Drejtësisë. Bëhet fjalë për rreth 50 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Por jo vetëm nga Spanja rikthehen zviceranët në vend. Për të kthyer është raportuar edhe nga Italia dhe Greqia, vende të cilat po ashtu po përballen nga kriza ekonomike.