Policia e Kosovës ka njoftuar se delegacioni me presidentin serb Aleksandër Vuçiq është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Kosovës rreth orës 13:50minuta.
Sipas PK-së, janë marr të gjitha masat e nevojshme për realizimin dhe implementimin e vendimit të institucioneve lidhur me vizitën e presidentit serb ne rajonin e Drenicës.
“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Albinfo.ch.
Policia thotë se nuk posedon informacione lidhur me raportimet se janë dërguar të shtëna armësh në protestë, por thotë se do ta verifikoj këtë informacion.