Shqipëria mundi Izraelin me rezultat 1:0, dhe përveç fitores në fushë, fitoi edhe një lojtar.
Egzon Binaku debutoi për kuqezinjtë si mbrojtës i majtë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Binaku kishte paraqitje të mirë në mbrojtje dhe në sulm. Mbrojtësi i Malmos ka marr vlerësim maksimal për ndeshjen e tij, shkruan albinfo.ch.
Të shumtë ishin ata që e lavdëruan Binakun pas ndeshjes. Ndër ta ishte edhe trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. “Ai bëri një paraqitje të mirë. Bëri një ndeshje të mirë”, deklaroi Panucci pas ndeshjes.
Edhe Lorik Cana kishte fjalë të mira për të. “Mbrojtësin e krahut të majtë, Binakun nuk e kisha parë asnjëherë dhe më bëri përshtypje për mirë. Strakosha zhvilloi ndeshje cilësore. Veseli pavarësisht vështirësive të fillimit e mori veten dhe ishte vendimtar në 2-3 raste”, tha Cana.
Edhe tifozët e vlerësuan si një nga lojtarët më të mirë në fushë kundër Izraelit.