Suksesi i këngës së re të këngëtares kosovare me famë botërore duket të jetë i jashtëzakonshëm.
Kënga ‘Electricity’ të cilën Dua e solli dy ditë më parë ka arritur mbi 5 milion klikime duke u kthyer në një hit të jashtëzakonshëm.
Por kjo nuk është e tëra nga kjo këngë, Dua në rrjetin social instgram ka njoftuar se kjo këngë është e para në listat e iTunes. Këngëtarja ka falënderuar fansat për mbështetjen.