Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ashtu siç kishte paralajmëruar ka organizuar një marsh protestues me kërkesën e vetme korrigjimin e ligjit për paga.
Kjo ishte ndër herët e rralla që kjo sindikatë ka thirrur protesta nga se deri tash qëllimet e veta i ka arritur me kërcënimin më grevë të mësimdhënësve.
Protestuesit kishin dy kërkesa kryesore drejtuar Kryeministrit, Ramush Haradinaj e para që të ngriten koeficientet e paraparë në projektligjin e pagave për punonjësit arsimorë dhe të kulturës për 30% dhe të zbatohet në tersi kontrata kolektive për arsimin e Kosovës e nënshkruar nga MASHT dhe SBASHK-u.
Drejtuesit e kësaj sindikate kanë thënë se në rast që mos angazhimit të Qeverisë do të jenë të shtyrë të vazhdojnë me veprime sindikale për të respektuar vullnetin e punëtorëve.